Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pesha ime

Pershendetje doktoresh jam ne javen e 12 te shtatzanis dhe me perpara peshoja 56 kg tani gjat shtatzanis kam mare vetem gjysem kile..a eshte normale kjo?dhe me thoni ne cfare jave mundesia per nje abort largohet..nga ekografia qe bera bebi ishte formuar komplet dhe zemra rrihte ............

Jeta Ime (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erjada

Mesatërisht, shtesa amtare pas javës së 12-të të shtatzënisë është rreth 2000 gram. Por shtesa amtare varet nga shumë faktor dhe më kryesori është pesha e nënës para shtatzënisë. Por, nëse ecuria e shtatzënisë dhe shëndeti fetal është normal, nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Periudha me rrezik të rritur për abort, konsiderohet periudha deri në javën e 16-të të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti