Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kapsllëku në shtatzëni

E kam shtatzenine e pare, jam ne javen e shtate dhe jam shume e shqetesuar sepse kam dhimbje te papershkruar ne zorren e trashe, dhe gjitheashtu kam edhe gjakderdhje gjate kryerjes se nevojes. Nuk e di nese mundem te perdore diçka qe mund te ma lehtesoje kete dhimbje?! Lus gjinekologen t'me jap nje pergjigje, flm.

Erza (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erza

Me sa shpjegon, konstipacioni dhe hemorroidet të shqetësojnë pa masë. Regjimi ushqimor është këshilla e parë për këtë diagnozë, ku veçohet konsumi i ushqimeve me fibra dhe i zarzavateve.

Në rastet e konstipacionit, përdorimi i supostave të glicerinës do të lehtësonte jashtëqitjen. Ndërsa përdorimi i kremrave antihemorroidal, do të lehtësonte dhëmbjen.

Gjatë kësaj periudhe të shtatzënisë dhe në veçanti pas lindjes, një konsultim me mjekun proktolog (mjek që trajton zorrën e trashë), është i rëndësishëm për ty.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti