Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundësi të jem shtatzënë?

Pershendetje mjeke, ka qe 1 muaj qe nuk mbrohemi gjate marredhenieve seksuale, deshiroj te mbes shtatzene, dy dite me ka ndodh qe kam pas te vjellura po me kane ardhe menstruacionet, me kane ardhe gati 5 dite para kohe edhe me kane ardhe krejt ndryshe, kam shume menstruacione qe nuk mbaj mend qe kam pas ndonjehere keshtu, deshiroj te di, a ka mundesi te jem shtatzene e nese jo, pse kam kaq shume ne sasi? Faleminderit.

Sara (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara

Mirë do të jetë të drejtohesh tek mjeku gjinekolog, për të bërë një ekzaminim gjinekologjik dhe një ekografi. Vlerërsimi i gjendjes së mitrës dhe vezoreve, do të ndihmojnë në gjetjen e shkakut të këtij çrregullimi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti