Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dje me kaloi termini i lindjes dhe une ende nuk ndjej dhimbje

Jam ne javen e 40-te, megjithse gjinekologu me tha qe mund te presim deri ne fillim te javes se ardhshme per te ndermar dicka....Pyetja ime drejtuar juve eshte keshtu(megjithse nuk e dij a hyn ne fushen e juve): gjate jashtedaljes-nderkohe jam kaps, po me shfaqetdicka e bute si nje koker kumbulle e bute, dhe sapo po perfundoj procesin po terhiqen brenda, vlen te theksohet se kjo po del nga pjesa e pasme d.m.th prapa....Ju lutem per kete pyetje nese keni ndonje pergjigje a mund te me informoni, se a ka te bej me shtatzenien apo thjesht eshte fjlala per dicka tjeter?Ju lutem me ndihmoni.Flm shume per mirekuptim dhe bashkepunim.Majlinda

Andra Lunja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Majlinda

Në javët e fundit të shtatzënisë, kapsllëqet e shpeshta çojnë në acarimin e hemoroideve. Situatën e acaron edhe më shumë shtypja që ushtron mitra mbi enët e gjakut, në zorrën e trashë. Dhe unë besoj që ajo që ndjen është hemoriod. Zakonisht hemoroidet shërohen pas lindjes.

Meqë lindja do ndodhë me orë apo ditë, shplarja me ujë të freskët do të qetësoj acarimet dhe të krojturat. Pastoje mirë zonët për rreth anusit, pas daljes jashtë. Mund të përdorësh edhe kremra të posaçëm.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Andra Lunja (13 vite më parë)
Flm shume shume doktoreshe per ndihmesen.Ju uroj pune te mbare...

/komuniteti