Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ndihem shum e lodhur!

Pershendetje Doktor te falenderohem perzemersisht per ndihem qe na e ofron...Jam ne javen 36+2,ne javen 34+6 kisha gjakderdhje isha ne spital terapi kam mar infuziion tokoliz dhe inekcion ampicilin 2 her ne dit,bebi me tha mir eshte ,kam qendruar 5 dit ne spital....Mjeku me tha qe te pres te pakten edhe 2-3 jav per lindje mbasi lindja me shkon me operim cezarian....Te lutem me trego cfar te bej ndihem shum e lodhur,kam shum mundim ndjersitje dhe shum lodhje...A te pres javen e 38 apo mundem edhe ne javen e 37 te lindi ...? Pres pergjigjjen e juaj,gjitha te mirat per ju ...Me rrespekt ANI

Ani Jani (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ani,

Nese ndjehesh e lodhur dhe djersitesh, mendoj se duhet bere analizen e gjakut per te pare mos ndoshte je anemike (ke pagjaksi). Nuk e kuptoj nga emaili yt se a eshte kjo shtatzeni pas lindjes paraprake me prerje cezariane apo jo?

E kam shume te veshtire te te jap mendim pa e ditur gjendjen tende ne teresi, por konsideroj se plogeshtia nuk eshte indikacion qe lindja te kryhet me prerje cezariane ne kete jave te shtatzenise qe je tash.

Gjithe te mirat.

Ani Jani (13 vite më parë)
Kjo eshte shtatezania ime e dyt ....Edhe lidnja e pare me ka shku me prerje cezariane ....Placenten e kam pas posht ne shtatezanin e par po edhe ne kte shtatezanie kam shum posht placenten dhe per at arsye me kan then qe edhe kjo duhet te shkoj me prerje cezarizane.....Faleminderit shum per pergjigjet e juja ....

/komuniteti