Cikli i çrregullt menstrual
Lauresha
(15 vite më parë)
Përshëndetje Lauresha
Me sa shpjegon, mendoj se ka një çrregullim të hormonit progesterone, i cili prodhohet në fazën e dytë të ciklit menstrual. Realizimi i analizave hormonale të nivelit të estrogenëve dhe progesteronit në gjak, do e konfirmonte këtë diagnozë mbi bazë të të cilës mjeku gjinekolog do të përshkruaj recetën me medikamente. Pas rregullimit të ciklit, mund të kërkosh kohën e ovulacionit dhe fillimin e shtatzënisë.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar, desha te ju beje nje pyetje. Ciklin e kam pas me 29 Korrik dhe me ka ardhe me 21 Gusht, po mendoj para dites 28 edhe me ka ardhe disi si ne ngjyre te kafte vetem pak, kjo me ndodh thuaja se ka 4 ose 5 muaj me vijne para 28 diteve, me vijne vetem dy pika pastaj me vijne prape mbas 4 dite dhe me zgjasin 4 dite mos eshte ndoshta ndonje çrregullim? Shume po jam e brengosur se po mendoj se mos ndoshta shkaku qe nuk e di kohen e ovulimin s`mundem te mbetem shtatzene? Me respekt.