Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrezik per deshtim

Prsh, kam patur nje abort spontan para 9 muajve. Tani jam serish shtatzane. Ne diten e 32 me filluan njollat kafe qe vazhdojne edhe sot qe eshte dita e 36. Gjate ketij intervali mata hcg heren e pare ishte 3400 dhe pas 2 ditesh 7600. Kam bere nje eko dhe doktori me tha qe kam shtatzani dyzigot. Ende nuk kam bere matje te trete te hcg, por jam ne rrezik aborti ? Njollat nuk i kam gjate nates, ndersa gjate dites jane shume te pakta. Nese me ndodh perseri abort, cfare analizash duhet te bej qe te mos me ndodhe me dicka e tille? Faleminderit

Irida Irida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Irida

Nuk ka nevojë të bësh një tjetër beta HCG, sepse shtatzënia është e konfirmuar edhe vetëm me një beta HCG. Në këto moment e rëndësishme është që shtatzënia të mbahet dhe kjo është e mundur edhe me ndihmën e preparateve të cilat duhet të mbajnë organizmin në qetësi. Hemorragjia është shenjë e abortit, por jo domosdoshmërisht mund të ndodhë aborti. Në fund të kësaj jave bëj një ekzaminim ekografik, për të vlerësuar rahjet e zemrës fetale.

Shmangu nga sforcimet e tepruar, dhe qëndro sa më shumë rregjim shtrati.

Uroj që shtatzënia të ketë ecuri të mbarë.

/komuniteti