Data lindjes
Tringa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tringa
Që të përcaktohet data e mundshme e lindjes, duhet të dihet dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Nëse sot me datë 23 gusht është plotsuar java e 37-të, atëherë dita e mundshme e lindjes do jetë data 13 shtator 2011. Mos e merr në konsideratë këtë mundësi, sepse gabimi ka shumë mundësi të ekzistojë.
Rëndesa në fund të barkut, është normale për këtë periudhë të shtatzënisë. Shumë mirë që bebi ka marrë pozicionin e fiksuar me kokë poshtë. Pa javës së 37-të, lindja konsiderohet normale dhe e shëndetshme.
Të uroj të lindësh një djalë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe, sot isha te doktori dhe tha je ne javen e 36+5 dite dhe peshonte 3.100 kg beba kishte marre pozicjonin me koke te poshte dhe gjinia ishte djale, por doktori im ishte ne pushim dhe me vizitoj nje doktor tjeter dhe me habiti sepse ky me cakton date tjeter te lindjes ndersa ai me ka dhene date tjeter, mundesisht a mund te me tregosh se me cilen date mund te lindi, cdo gje me ka shkuar per se mbari me shtatzenine por tani kam rendese ne fund te barkut dhe pak dhimbje shpine eshte lindja pare dhe jam me stres pak, a eshte shenje qe mund te lindi se shpejti apo jo? Paraprakisht ju pershendes pune te mbare.