Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dua te kem nje femije dhe nje cikel normal

Pershendteje e nderuar dr. Tju pershkruaj pak gjendjen time, jam 26 vjece,ka tre vite se jame martuar dhe nuk kam femi,dhe mestracionet nuk me vin ne regull me muaj, kam pire barna per ti fituar mestracionet, kam qen tek mjek te ndryshem barna te ndryshme kam pire, radhes fundit isha te gjinekologu nga Sk Dr. Gjikova i cili mi beri analize hormonet dhe me tha qe kam sheqerin e fshehur dhe me shkroi barna ,Metformin 6 muaj te perdor,dhe cikloproginova 3 muaj. e mora terapin tash ne prill e perfundova mestracionet ikam patur ne regull reth 8 muaj,per 4 muaj nuk kam patur mardhenie me burin ngaqe isha te nena ime , ne maj erdha te buri dhe menjiher i fitova mestracionet te cilat me erdhen disa dite para nga data e mestracioneve tjera,dhe tash ne qershor dhe korik nuk me kan ardh me, kam bere test shtatzanie me doli negativ 2her e kam bere. gjithashtu ne mars kam bere analiza perseri te gjakut dhe me than qe dedimer-i (koagulimi i gjakut) eshte dikund te 800, dhe mjeku me tha se smund te ngelem shtatzen me kete.harova te ceki se prej kur kam filluar te mar kontraceptiv d.m.th qe 3 vite kam hyp ne peshe shum tashi ikam rreth 100kg. Desha te di mendimin tuaj rreth gjendjes sime, sespe sdua me te perdor barna du ti fitoj ne menyre normale mestracionet si qe ikam patur,dhe dua te kem dhe femi gjithashtu. Ju falenderoj, dhe shpresoj se do gjeni kohe te me pergjigjeni. Respekte.

Luli Rusi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Mjeku ka konstatuar çrregullimit të ciklit menstrual për shkak të prishjes së nivelit hormonal. Preparatet që ka rekoamnduar janë shumë efikas për trajtimin që ke nevojë. Të konsiderohesh e shëruar dhe e aftë për të konceptuar shtatzëni, duhet që trajtimin ta vazhdosh edhe deri në 6-të muaj. Shtesa në peshë nuk vjen nga preparatet që ke përdorur, por nga keq ushqyerja, për të cilën duhet të kontaktosh një dietolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti