Pap testi dhe spiralja
Lolaa ,..
(13 vite më parë)
Përshëndetje Lola
Pap-testi realizohet rreth ditës së 10-12 të ciklit menstrual. Realizimi i tij kërkon disa kushte. Është i domosdoshëm evitimi i raporteve seksuale disa ditë para marjes së materialit për analizë. Gjithashtu nuk rekomandohen të përdoren lavanda që shërbejnë për dezinfektimin e organeve gjenitale dhe nuk duhet të përdoren medikamente me rrugë vaginale. Pas marjes së përgjigjes së Pap-testit, nëse ajo është brënda parametrave të normës mund të vendset DIU (sterileja), në ditë e tretë ose të katërt të ciklit menstrual.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr deshta te di a ka ndonje kohe te caktuar kur duhet te behet Pap testi dhe vendosja e spirales po mendoj para apo pas ciklit? flm per pergjigjen.