A mund të kem ngelur shtatzënë?
Tina
(15 vite më parë)
Përshëndetje Tina
Mungesa e menstruacioneve në periudhën e pritshme si dhe testi pozitiv i shtatzënisë, janë tregues se shtatzënia ka filluar. Për të konfirmuar fillimin e shtatzënisë, duhet të bësh një kontroll tek mjeku gjinekolog i cili do të japë këshillat e para si dhe do kërkojë të bësh një seri analizash për të patur një vazhdimësi normale të shtatzënisë. Mos harro të fillosh përdorimin e acidit folik dhe ta vazhdosh konsumin e tij deri në javën e 12-të të shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe të sukseshme.
Menstruacionet e fundit i kam pas me daten 19 korrik, ciklin e kam cdo 28 dite ndersa nuk me kane ardhur akoma menstruacionet, a mund te kem ngelur shtatzene pasi qe para dy dite kam bere testin dhe me ka dale pozitiv, poashtu kam edhe dhimbje barku here pas here? Ju flm.