Analizat e shtatzënisë
Amela
(15 vite më parë)
Përshëndetje Amela
Të uroj, që shtatzënia të shkojë sa më mirë të jetë e mundur. Por, nëse mjekët kanë konstatuar se ka prani të infeksionit urinar, ai duhet pa tjetër të luftohet. Është e vërtetë se disa medikamente, kanë si efekt anësor ndjenjën e të vjellit. Por duke ditur se infeksionet urinare shpesh ndikojnë negativisht në ecurinë e shtatzënisë, efekti anësor duhet të përballohet qoftë kjo edhe ndjenja e të vjellit.
Unë të këshilloj, që të përdorësh medikamentet që të ka rekomanduar mjeku.
Të uroj shërim të shpejtë dhe ecuri të mbarë të shtatzënisë.
E nderuar doktroreshe. Jam ne mujorin e 4 te shtatzenise. Kam bere analizat dhe me kane dalur te gjitha mire por tek urina, aty me jane shfaqur disa bakterie. Kurse mjeket me kane rekomanduar qe te pi disa barna, por une barnat nuk i kam perdorur as para shtatzenise, kurse tani edhe me shume me bejne dem, si me vjen te vjell dhe nuk po mundem te perdori asnje barne. Gjithashtu kur me vjen te kryej urinen barku poshte me dhemb, sa qe kur jam duke fjetur nga dhimbja e barkut me del gjumi dhe zgjohem te kryej urinen. Ndoshta dhe kam ndonje infeksion, apo cfare me keshilloni me kete rast?