Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te kem lindje te parakohshme?

Pershendetje jam ne javen e 35+4 te shtatzanis kam bakterien eshericol terminin e kam te lindi me 12 gusht a ka mundsi te kem lindje te parakohshme per shkak te ksaj bakterie dhe pos kesaj kam pas nderhyrje ne veshk kam vendosur sonden ne muajin e 5 te shtatzanis dhe e kom hek ne muajin e 6 per shkak se veshka mu pat aj shum a mundet me ndiku edhe kjo?????

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermonda

Nëse shtatzënia ndodhet në javët që shkruan, është akoma koha për trajtim të infeksionit. Mirë është që infeksioni të trajtohet pasi ndikon negativisht në ecurinë e shtatzënisë. Por duke u nisur nga problemi i veshkave, mbase mirë do të jetë që lindja të kryhet pas javës së 37-të të shtatzënisë, me operacion cesarian. Mjeku që të ndjek shtatzëninë besoj se e ka vetë parasysh këtë situatë.

Të uroj shtatzëni të mbarë dhe lindje të sukseshme.

(13 vite më parë)
per qfar arsye duhet mbas javes 37 me operacion a munesh me ma spjegu ?? qka ka rrezik nese lindi normal

/komuniteti