Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mitra dybrinjore

Pershendetje. Kam abortuar 3 here tash jam prape shtatzene ne javen e 7. Kam uterus bicornis - mitren dybrinjore, embrioni eshte ne anen e majte te uterusit, jam duke perdore vitamina, magnezium dhe aspirin cardio 100, a eshte kjo terapi e mjaftueshme, a duhet prej kesaj kohe regjim shtrati apo me vone? Ju pershendes.

Cuki (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje

Është vërejtur se shtatzënitë në uteruset bicorn, nuk shkojë deri në term. Nuk më vjen mirë, që edhe pas tre aborteve, korregjimi i uteruesit nuk është bërë. Tashmë duhet të shpresosh që shtatzënia ka filluar në ndarjen më të madhe të uterusit, me arsyen që të shkojë sa më gjatë dhe t’i afrohet sa më shumë termit.

Terapia që të ka rekomanduar mjeku, është bazuar në gjendjen tënde aktuale. Rregjimi i shtratit është konsideruar shumë i vlefshëm në rastet analoge, sidomos qëndrimi shtrirë anash-majtas.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti