Acidi folik gjatë shtatzënisë
Merita
(15 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Të uroj shtatzëni të mbarë. Por që të bëhet edhe më e mbarë, duhet të bësh një vizitë tek mjeku gjinekolog, i cili do të japë shumë udhëzime si dhe do të kërkoj të kryhen disa analiza dhe ekzaminime të rëndësishme. Mos neglizho për respekt të shëndetit tënd dhe të fëmijës, që ka filluar përpjekje për jetën më shtatzëninë tënde të rradhës.
Acidin folik duhet ta fillosh sa më shpejt dhe të vazhdosh konsumin e tij, deri në javën e 12-të të shtatzënisë. Doza ditore e acidit folik për shtatzënat, rekomandohet 0.4 mg. Në këtë sasi, acidi folik serviret tek multivitaminat, që rekomandohen të përdoret vetëm një herë në ditë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktor, kam zbuluar se jam ne javen e 4 te shtatzenise. Ky eshte femija i 2. Kam nje vajze 5 vjec dhe me te kam patur shtatzeni te rregullt dhe nje femije normal. Pyetja ime eshte a mund te filloj te marre acid folik ne kete faze te shtatzenise dhe ne cfare sasie? Ne farmaci shiten tableta 5 mg. Faleminderit.