Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Këshillim rreth rezultatit të analizave gjatë shtatzënisë

Pershendetje Dokoreshe! Une jam ne pritje per tu bere nje nene e re, jam ne javen e 35 te shtatzenise dhe ne analizen e gjakut qe kam bere me ka dale ky rezulultat: rruazat e kuqe 4020000, hb 9.3, ndersa sentimenti 40 m/ore, rruazat e bardha me kane dale 11000. Kerkoj nga ana juaj cfare me rekomndoni te mjekohem sepse jam bere shume merak?! Analiza e urines me ka dale shume mire, nuk kam as albumine edhe glukoza me ka dale negativ. Pres pergjigjen tuaj! Me respekt Era.

Era (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era.

Analiza tregon për një anemi të lehtë, ipokrome. Kjo ndodh tek gratë shtatzëna si rezultat i shfrytëzimit nga bebi të rezervave të hekurit në gjakun e nënës. Zakonisht, duke filluar nga java 16-të e shtatzënisë e deri 45-së ditë pas lindjes, edhe me rekomandim të OBSH-së, rekomandohet të fillohet përdorimi i suplementit me hekur.

Ndërsa, sedimenti ka dalë paksa i lartë, gjë që tregon praninë e një infeksioni të lehtë. Kjo mund të ndodhë si rezultat i pranisë së ndonjë infeksioni në organizmim tënd duke përjashtuar infeskionet urinare meqë thua se analiza ka dalë shumë mirë.

Një këshillim tek stomatologu dhe një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, do pasqyronte më qartë situatën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti