Ndikimi i vaksinës dhe pilulave kundër shtatzënisë, gjatë gjidhënjes
Diana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Diana
Kontraceptivët hormonal mund të merret edhe menjëherë pas lindjes së fëmijës, nëse nëna nuk ka qumësht gjiri për të ushqyer fëmijën e saj ose ka vendosur ta ushqejë fëmijën me mënyra të tjera.
Nëse nëna që ushqen fëmijën me qumësht gjiri, ka vendosur që si metodë të planifikimit familjar të përdorë pilula kontraceptive duhet të gjej në treg një tip pilule, që nuk ndikon në sasinë dhe cilësinë e qumështit. Nuk e di a ka në Kosovë pilula të tilla, por, ka edhe metoda të tjera shumë efiçente të planifikimit familjar. Një nga ato është DIU, e cila njihet ndryshe edhe si sterileja.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe, jam nje nene 20 vjecare, kam lind vajzen qe 11 muaj, menstruacionet me kane ardhe cdo 3 muaj po qe 5 muaj me nuk me kane ardhe. Kur i ka pas vajza ime 3 muaj kam marr nje vaksine per mos me mbet shtatzene 3 muaj qe zgjat, vajzen e kam pas ne gji, pas 3 muajve qe u kry vaksina kam perdor pilulla harmoni por vetem 1 muaj dhe i kam nderprere sepse kam shtuar peshe shume me ate lloj, tani mbas 6 muajve saktesisht dje, kam bere nje kontrolle tek gjinekologu dhe ia kam spjeguar ashtu si po e spjegoj ketu, dhe me tha qe nuk eshte mire as vaksinen qe e ke marre, as pilullat mbase e kam vajzen ende ne gji, jam shqetesuar shume. Desha te te pyesja a ndikojne vaksinat per mos mbetje shtatzene apo pilullat ndonje gje te keqe bebes sa e kam ne gji, dhe cfare me kishit preferuar? Faleminderit shume per pergjigjje.