javë pas jave
Përshëndetje
Sa shkruan, është i pranishëm një infeksion vaginal i cili dyshoj se nuk është trajtuar plotësisht. Këshilla ime është që duhet të bësh kulturë/antibiogramën e sekrecioneve vaginale për të specifikuar medikamentet që janë të efekshëm ndaj këtij infeksioni nëse ai është i pranishëm. Pas rikontrollit, nëse infeksioni është trajtuar, duhet të bësh mykogramën për të trajtuar edhe kandidozën e cila mund të jetë shkak i asaj që përshkrun.
Këshillë. Ndro modelin/markënm e linesave që përdor ose për një kohë përdor peceta nape, të cilat duhet t’i hekurosësh me hekur të nxehtë përpara përdorimit. Organet intime lahi vetëm me ujë të rrjedhshëm çdo herë pas urinimit dhe mos përdor sapun apo solucione/shampo të tjera larëse të trupit. Vetëm një herë në ditë, psh kur lan trupin, laj edhe organet intime me sapun neutron vetëm në sipërfaqe.
Të uroj shërim të shpejtë.


Pershendetje doktorresha Mimoza. Desha te beje nje pyetje kam infeksion vaginal kam ruarje dhe arome jo te mire. Qe disa her bej kontrolla analiza em jepet terapija sherohna po prap mujin tjeter e njejta gjendje em perseritet. Une jam alergji ne palloma toaleti ato si perdori kurre mirpo po e vrej edhe mendoj qe shkak qe pom perseritet ky infeksion jane ulloshkat edhe pse mundohem ne maksimum me mbajt hixhenen ndrrimin e bej qdo 1 ore ose 2 pastrohna qdo her me rekomandim tmjekut edhe me sapun intim pa hp mirpo prap e njejta gjendje. Deshta tpyse si me vazhdu me qka mu trajtu a ka naj lloj te ulloshkave qe jan me tmira per kto raste? Apo me fillu me pecet te hekurosura ? Pres nje pergjigjje na ju zonje. Flm per kohen tuaj.