Urgjent indi placentare
A. U
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ena
Nëse është e pranishme një pjesës e placentës në kavitetin uterin, atëherë duhet një ndjekje mjaft e kujdesëshme që kjo të mos bëhet shkak për fillimin e një endometriti i cili shoqërohet me hemoragji më të shtuar me dhimbje dhe me temperaturë. Për këto shenja duhet të jesh në kontroll të rreptë mjeksor. Nëse ndodh që këto të shfaqen, atëherë duhet të bësh kyretazh dhe të fillosh antibiotikoterapinë. Mundet që të mos kesh asnjë pasojë dhe copëza të dalë spontanisht. Prandaj duhet të jesh nën mbikqyrjen e mjekut, deri sa të sqarohet situata.
Gjithë të mirat.
E nderuar dr. Jam shum e shqetesuar sepse nuk jam pastruar ne lindje dhe me ka mbet indi placentare. Cka duhet te bej? Sa e rrezikshme eshte kjo pune? Sepse ne spital nuk po me japin sqarime, me than shko ne shtepi se shkolitet vet. Indi ka madhesi 2.5cm