Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte e mundur qe nga infeksioni vaginal te bjere te fiket dhe te dridhet trupi?

Pershendetje jam ni vajz e moshes 28 vjeqe dhe jam virgjine por kam infeksion shume te madhe ndjej ere te keqe dhe kam shum mestracione te bardha, para 1 muaji isha ne kontroll tek mjeku familjar per tu kontrulluar sepse kisha maramendje me dridheshin kembet mjeku me tha te bej ni analiz per te pare se qfar kam dhe ne analiza te urines shifet se kam infeksion te madh por mbas recet te rekomanduar te mjekut nuk shof rezulltat te mire kam perdorur antibiotik qfar mendoni ju pse nuk po me kalon ky infeksion qka te bej mbase jam virgjine ? faliminderit shume.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Gentiana

Kur dyshohet se është i pranishëm një infeksion vaginal apo urinar, bëhet analizat e sekrecioaneve vaginale apo të urinës komplet. Nëse vërtetohet prania e infeksionit, bëhet kultura e sekrecioneve vaginale kur infeksioni është vaginal ose urokultura kur infeksioni është urinar. Antibiograma dhe kultura përcaktojnë diagnozën si dhe i japin mundësi mjekut që të zgjedhë preparatin më efikas për trajtimin e infeksionit. Nëse veprohet kështu si kam shkruajtur më sipër, infeksioni pa tjetër që trajtohet.

Virgjëria nuk ka lidhje me infeksionet vaginale apo të urinës.

Të uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti