Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pasojat e epiziotomisë

Pershendetje e nderuar. Lindjen e djalit qe e kam bere, e kam bere me ndihmen e vakumit se nuk kam pas kenaqesine te lindi pa vakum, per arsye se nuk isha e qelur sa duhet per nje lindje normale edhe kisha 24 ore me dhimbjet e lindjes. Mbas lindjes me kane qepur nga 14 penje, se kam idene se ku e kane gjetur tere ate hapesire per me mi vendos gjithe keta penje! Po tash e kam nje dhimbje te pa pershkrueshme me eshte bere mishi si kepurdhe te vagina ne pjesen e poshtme, e kam kruarje dhe dhimbje jashte normales, s`po mundem as me u ule, as me ndejte nga dhimbja, me eshte bere plot aty si kepurdha, mbarova prej dhimbjes, keta mjeket ketu me kane dhene per te pire Amocilin, asgje tjeter edhe Paracetamol, ketu ne Holand, fare s`po me ndihmojne, kaluan afer 2 muaj me kete dhimbje, cfare mendoni ju?! Faleminderit, ju pershendes.

Kosovare (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kosovare

Mendoj se dhëmbja dhe pruriti/kruarja, tregojnë praninë e një infeksioni e cila mund të vijë si rezultati një suturimi/qepje jo normale apo edhe nga mos absorbimi/thithja e penjëve me të cilët është suturuar plaga. Trajtimin me antibiotikë duhet ta vazhdosh, por, duhet të bësh edhe një analizë të sekrecioneve vaginale për të përjashtuar mundësinë e një infeksioni i cili duhet të mjekohet nëse ekziston.

Gjithë të mirat.

/komuniteti