Clomidi
Bardha Nuhiu
(13 vite më parë)
Pershendetje Bardha,
Clomid eshte nje medikament i cili stimulon prodhimin e qelizave veze nga vezoret. Normalisht vezoret gjate nje cikli menstrual prodhojne vetem nje qelize veze. Gjate trajtimit me klomid piqen me shume se nje qelize veze. Nga folikujt te cilet rriten gjate ketij mjekimi ne momentin kur ndodhe ovulacioni del nje sasi likidi i cili mund ta ngacmoje peritoneumin dhe ne kete rast pacientja ndjen dhimbje. Kjo mund te kete ndodhur tek ti. Eshte e vertete qe edhe pezmatimet e organeve te brendshme shkaktojne dhimbje, prandaj eshte mire qe kete problem ta sqarosh me mjekun tek i cili kontrollohesh.
Uroj qe t'ia kem arritur te ta jap pergjigjen e kerkuar!
Pershendetje Dr. Faleminderit per pergjigjet e juaja deshta te pyes un kam cista ne 2 vezoret dhe tash 3 vitet tentoj per shtatzani por pa sukses muajin qe shkoj gjinekologu im me ka pershkruar clomid nga dita e 3 gjere me diten e 8 te mestracioneve te pi nga nje ne dite por ne diten e 17 kam pasur dhimt te jashtzakonshme ne fund te barkut por dr im me ka thene qe me gjas se je ftohur por un dyshoj qe nga clomidi deshta te pyes a mundet te kem dhimt ashtu shume nga climidi pasi qe eshte hera e par qe kam perdorur dhe kam pasur kete dhimt dhe me nuk ka vazhduar te me jap clomid ne muajt ne vijim.