Lindja me placentë previa
Kosovare
(15 vite më parë)
Përshëndetje
Më vjen keq për sa të ka ndodhur, në lindjen e parë. Por, kjo nuk do të thotë se lindjet e tjera, do të paraqesin probleme të njëjta.
Që problemet të mos përsëriten në atë mënyrë apo në ndonjë formë tjetër, duhet që kontrollet mjeksore para dhe gjatë shtatzënisë të kryhen sipas një proçedure të përcaktuar. Nëse do ishte konstatuar/diagnostikuar dhe trajtuar hipertensioni dhe placenta previa, lindja e parë do kishte shkuar më normalisht. Prandaj të këshilloj që përpara se të fillosh shtatzëninë e re, bëj një konsultë tek mjeku gjinekolog për të vlerësuar shëndetin tënd në përgjithësi si dhe shëndetin riprodhues në veçanti.
Gjithë të mirat.
Pershendetje te perzemerta doktoreshe. Kam lindur para gjashte muajve, vajzen ne javen e 34-te, te shtatzenise. Kam pasur placent previa qendrore dhe hipertension. Lindjen e kam kryer me operacion dhe me probleme te medha (gjakderdhje ne operacion dhe pas operacionit, kam pas te vendosur tamponat per 24 ore). Jam e traumatizuar nga problemet e cekura dhe kam frike te lind prape femije! Deshta te di se a mund te me perseritet problemi i njejte apo jo? Ju faleminderit.