Infeksionet urinare gjatë shtatzënisë
Mimoza
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Nëse data 16 maj 2011 është dita e para e gjakrrjedhjes së menstruacioneve të fundit, sot me datë 24 gusht, shtatzënia ndodhet në javën e 14 plus 1 ditë.
Diagnoza dhe medikamenti efikas i infeksionit urinar, përcaktohet me urokulturë. Nëse urokultura ka përcaktuar si më të përshtatshëm për të luftuar infeksionin urinar medikamentin që rekomanduar mjeku, duhet ta përdoresh sepse infeksionet urinare të pa trajtuara, sjellin dëme në ecurinë e shtatzënisë.
Suplementet me hekur, janë të domosdoshme gjatë shtatzënisë dhe duhet të vazhdojnë deri në 45 ditë pas lindjes. Në klinikën ku unë punoj, suplementi me hekur rekomandohet të përdoret nga gratë shtatzëna nga java e 16-të e shtatzënisë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Fillimisht ju pershendes dhe ju jem mirenjohese per pergjigjet qe kam marre nga ju sepse keni arrit qe te zbutni shqetesimet e mia. Pyetjet e mia te radhes jane tri, menstruacionin e fundit e kam pas me 16 maj 2011 ne kontrollen e pare me 06 07 2011 paten konstatu qe jam 6 javeshe dhe une sipas kesaj parallogarie kam 13+1 dite ndersa dje mjeku me tha qe jam ne javen e 14+0, kjo sipas juve si mundet te llogaritet dhe gjate kesaj kontrolle konstatoi qe kam infeksion ne kanalin urinar dhe ma dha te pije antibiotike rreth 10 dite penomax 200 mg a eshte ky medikament i arsyeshem per menjanimin e ketij infeksioni dhe sa mund te shkoje gjate qe mos te kem me kesi lloj infesioni mbasii ti perfundoj kete medikamentet ndersa me pershkroi edhe nje lloj tjeter te barit niferex 100mg Fe++ per hekur dhe gjak. A me keshilloni edhe ju te marre kete lloj medikamenti per keto jave, sa jam mbase e zgjata shume kerkoj ndjese, me shprese qe do kem dhe kesaj here pergjigje. Falemnderit shume durimit tuaj, gjithe te mirat nga une dhe nje jete te lumtur me ata qe i doni.