Klamidia
Arta Baci
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arta,
Nëse bakteria e cila shkakton klamidian vazhdon të zhvillohet në organizmin tuaj pa u hetuar, pasoja mund të jetë steriliteti. Nëse këto antibiotikë nuk ju kanë ndihmuar duhet kërkuar përsëri ndihmën/terapinë nga mjeku juaj gjinekolog. Edhe pse klamidia relativisht shërohet lehtë, ju mund ta merrni përsëri, nëse partneri juaj nuk është shëruar poashtu. Për këtë është e nevojshme që të dy të testoheni dhe të shëroheni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktor. Kam pas nje abort ne muajin tetor pasi qe eshte konstatuar se eshte nderpre shtatezenia ime (misd-ab), pastaj ne muajin mars kam bere strishot dhe chlamydia me ka dal pozitiv. Kam perdorur se bashku me bashkeshortin antibiotik azitromicin dhe pas nje kontrolle te serishme prape me ka dal chlamydia pozitv dhe kam perdorur antibiotik eritromicin. Tani ne muajin korrik serish e kam perseritur strishon dhe ende del se eshte pozitiv chlamydia. A mund ta dij se qka duhet te perdori tani dhe ku mund ta bej analizen permes gjakut per chlamydian. Shpresoj te marre nje pergjigje nga ju, faleminderit paraprakisht.