Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rezultatet e analizave te urines

Pershendetje doktoresh.doja te me shpjegonit si me kan dale pergjigjet e analizave te urines.jan te parat qe beje nga kjo shtatzani,te enjten futem ne ne javen e 13..globuli rossi 3.89..emoglobina 11.2 amatocrito 32.8....piastrine 8.42....glicemia 83...transaminasi got\ast 15....vdrl presenti ing anti rosolia 96....test di coombs indireto .negativo...anticorpi anti hiv 1 e 2 assenti.............dhe ekzamet e urines colore paglierino..ph 6.0..proteine 70..emoglobina 0.03..corpi chetonici assenti..leucociti(esterasi)250..esame miscroscopico del sedimento 1-2 emazie 11-25 leucociti discreta quantita di flora batterica......ju lutem me thoni si kan dal

Jeta Ime (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Jeta

Nga analiza e gjakut komplet rezulton prania e një anemie të lehtë. Të rekomandoj të fillosh marjen e suplementit të hekurit. Nga analizat e tjera provat e heparit, ekzaminimi për rubeolë dhe testi për HIV, kanë rezultuar brënda normave. Nga analiza e urinës vihet re prania e nji infeksioni të vijave urinare, për të cilën të rekomandoj të bësh urokulturë e cila do orjentojë mjekun për shkaktarin e infeksionit dhe trajtimin më të mirë për ty.

Gjithë të mirat.

/komuniteti