Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbje barku ne krahun e djathte

Pershendetje doktor doja disa keshilla nga ju jam shtatzane ne vajen e 12+5 po ndonjehere ndjej pak dhimbje barku ne krahun e djathe,ka dy dite qe me shpon pak afer kerthizes cfar eshte ?bera ekografin e pare dhe bebja ishte formuar dhe zemra rrihte..po perseri kam frik nga aborti se para 8 muajve kam pesuar nje abort ne javen e 8...a thua se tashme ka kaluar rreziku per abort?dhe jam ajo goca qe pak me para te nisa pergjigjet e analizave...dhe tju theksoj qe kam te bardha ndonjeher si ne ngjyre te verdhe,djegje ne nuk ndjej..ju lutem me thoni viziten tjeter e kam ne shtator.

Jeta Ime (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Erjada,

Dhimbjet e barkut mund të shpjegohen si rritja në peshë e uterusit gravidik. Nëse mjeku që të përcjellë shtatzëninë, konsideron që gjithçka është në rregull atëherë mendoj që nuk ka vend për merak.

Në lidhje me sekrecionet që përshkruan të rekomandoj të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti