Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Efektet anësore të anestezionit epidural

Pershendetje. Desha te di cilat jane kontraindikacionet e mundshme te injeksionit epidural. Dhe a ka raste kur ka rezultuar me fatalitet? Faleminderit per bashkepunimin tuaj.

Vjosa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjosa

Është normale që në çdo praktikë mjeksore, ku ka të bëjë me ndërhyrje në organizmin e njeriut, ka disa kundërindikime duke u bërë një nga detyrat kryesore e kujdesit mjeksor. Nuk duhet harruar dhe sa për kujtesë, se edhe prerja më e vogël e gishtit aty në guzhinë, duke prerë edhe një fetë bukë, ka dhe mund të ketë kundërindikacione të cilat në ndonjë rast përfundojnë rëndë.

Për të të shuajtur kuriozitetin, një studim anglez i botuar në “Revistën Britanike të Anestezisë” tregon se komplikacionet pas anestezisë epidurale kanë përfunduar me dëmtime të përherëshme neurologjike 0.002-0.0042% të rasteve dhe me vdekje apo paraplegjikë 0.0007-0.0018% të rasteve. Incidenca më e ulët e komplikacioneve ka ndodhur në sallat e obstetrikës dhe shumica e tyre janë zgjidhur brënda 6-të muaj.

Në Shqipëri nuk di të jenë realizuar studime të tilla. Nëse mendon që të kryhesh ti apo dikush tjetër, lindje me anestezi epiduriale, këshilla me mjekun reanimator është e domosdoshme.

Gjithë të mirat.

Fatime ruci (9 vite më parë)
Pershendetje! Une kam lindur dy djem binjake para dy vjetesh ne spitalin e beratit me anestezi epidurale. Qe nga dita qe linda kam nje dhimbje ose me sakte djegje ne zonen e qafes dhe te shpatullave qe me shkaktohet sa here qe lodhem osw behem me djerse. A mund te jete nga gjilpera qe bera ne lindje? Faleminderit

/komuniteti