Ovulimi
Yll Visoka
(13 vite më parë)
Përshëndetje,
Nëse ciklin menstrual e ke të rregullt, çdo 36-të ditë, mbështetur në datën që shkruan, ditët e ovulacionit mund të jenë në datat 31 Korrik -06 Gusht. Për të rritur shkallën e sigurisë, bëj një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Sipas rezultatit, mjeku do të të bëjë rekomandimet e nevojshme.
Të uroj fat.
Pershendetje Doktorreshe, Desha tju bej nje pyetje rreth ovulimit. Cikli zakonisht me zgjate rreth 36 dite, cikli i fundit me ka filluar sot dmth dita e pare e ciklit eshte 16.07.2013 nese mundesh me me sqaru cilat data jane te mundeshme me pase ovulimin? Faliminderit pune te mbare.