Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjinjtë e vegjël

E respektuara doktoreshe. Jam ne muajin e 8 te shtatzenise, deri tani gjithçka ka kaluar mire, por jam pak e shqetesuar per gjinjte e mi. Une kam pare tek grate tjera qe gjate shtatzenise kane gjinje me te medhenj dmth te pregaditur per ushqyerjen e bebit, po frikesohem se mos ndodh te mos kem qumesht te bollshem mbas lindjes per bebin sepse nuk po e shoh qe kam ndonje ndryshim. Jam nene per here te pare, jam 20 vjeçare dhe nuk po e di se a paraqet kjo ndonje problem qe nuk i kam gjinte me te fryer? Ju pershendes dhe me falni nese po pyes diçka te pazakonte... pres ndihme nga ju, respekt nga ana ime.

Teuta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Teuta

Madhësia e gjinjve, nuk ka lidhje direkte me sasinë e qumëshit pas lindjes. Të rekomandoj që pas javës së 37-të, duhet të fillosh përgatitjen e gjirit për gjidhënie.

Masazhi i gjirit. Kapet njëri gji me të dyja duart. Gishtat e mëdhenj vendosen në pjesën e sipërme të gjirit dhe pëllëmbët mbajnë pjesën e poshtme të tij. Të dyja duart rrëshqiten në drejtim të thithit me kujdes, pa sforco dhe pa e bërë të dhëmbshme rrëshqitjen. Ky ushtrim bëhet çdo ditë, 15-20 herë për sejcilin gji.

Rrotullimi i thithit të gjirit. Me gishtin e madh së bashku me dy gishtat pas ardhës, kapet thithi i gjirit, rrotullohet një herë në një krah dhe një herë në krahun tjetër me kujdes, pa sforco dhe pa e bërë të dhëmbshëm rrotullimin. Ky ushtrim, përsëritet për të dy gjitë rreth 1 minutë çdo ditë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti