Kam mundime dhe të vjella
Besa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Besa
Nuk ka arsye të qëndrueshme përse gratë kanë ndjenjën e të vjellit apo të vjella, gjatë shtatzënisë së herëshme. Shumë studime thonë, se këtë gjendje e jep ndryshimi hormonal ose ndryshimi i tencionit arterial. Pas javës së 12-të nëse ndjenja apo të vjellit vazhdojnë, dyshimi kryesor bie në mos trajtimin e tencionit arterial i cili shkakton pre-eklampsi ose tek ndonjë problem tjetër shëndetsor.
Për të përmirësuar situatën, rekomandohet ndryshim i rregjimit ushqimor i cili duhet të bëhet më i shpeshtë në vakte dhe më i pakët në sasi. Mos harro të konsumosh acidin folik, deri në fund të javës së 12-të.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Miredita doktoreshe ju pershendes... jam shtatzene dhe jam ne javen e 7, afersisht javen e 8, gjinekologja me tha se fetusi im eshte krejt ne rregull por problemi eshte tek une, cdo gje qe ha e nxjerr edhe uje kur te pi e nxjerr, jam e lodhur dhe shume me flihet, e di qe keto shenja jane shume normale po desha te kerkoj ju te me ndihmoni qe te ndermarre dicka se cka te ha diten? P.S. marre tableta vit.C dhe acid folik, pres pergjigje nga ju, ju flm...