Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Motra ime akoma nuk ka cikel menstrual!

Pershendetje dr. Mimoza! Motra ime eshte 15 vjece dhe akoma nuk ka nje cikel menstrual te rregullt deri me tani ka pasur vetem nje shenje dhe nje kohesisht i eshte shoqeruar me dhimbje, neveri dhe te vjella dhe kjo ka ndoshur para 1 viti. Por keto dite ka pasur dhimbje te fundit te barkut te shoqeruara me te therrura po jo gjakderdhje. Doja konsulten tende se si mund te normalizohet? Ju faleminderit.

Marsida L (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Bën mirë që interesohesh për motrën, për rrethanat që përshkruan. Për të dhënë konkluzione dhe rekomandime, duhet që motra të kontaktoj një mjek obstetër-gjinekolog për të bërë vizitë, duke përjashtuar vizitën gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime që do të jenë të rëndësishme.

Nëse e shikoni të arsyeshme, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi më kontaktoni në klinikën ku punoj, me numër kontakti 0692033965.

Gjithë të mirat. .

Marsida L (13 vite më parë)
Te falenderoj shume per keshillen tende dhe per punen e mrekullueshme. Duke qene se jetoj ne shkoder do i drejtohemi patjeter nje mjeku ketu ne qytetin tone. Gjithe te mirat marsida !

/komuniteti