Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Methylergometrin 3x15 pika

Pershendetje.Keshilla juaj ka shume rendesi per mua. Jam lehon gati 3 jave,dje pata kontroll te gjinekologia qe me ka ndihmu ne lindje,mi largoj 2 penj te tjeret jo sepse nuk e lejova se kisha dhembje..Me tha qe mbaj nje ere mesatarisht te rende,me beri dhe eko me tha mire je duke u pastruar.Me dha si terapi Matervit;Cicatridina vaginale dhe Methylergometrin.Per kete te fundit nuk jam e sigurt ta perdori,a guxoj qe jam gjidhenese?Une pak fare kam gjekderdhje keto dit.Ne spital kam marre 3 ineksione me kan thene per mos me pasur gjakderdhje.Mos jan teper keto pika dhe tani pas 19 dite a kan efekt te duhur??(ne fletdaljen e spitalit mi kan shenuar keto pika me emirn Sol.Ergothyl 3x15 pika per 3 dite.Ju lutem dr me ktheni nje pergjegje se ju besoj shum ne njohurite tuaja.

Ami <3 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ami

Preparati që të ka rekomanduar mjekja, shërben për të shtuar disi kontraksionet e mitrës me qëllim që koagulat e gjakut të cilat ndodhen në kavitetin uterin, të dalin sa më shpejt prej tij. Kjo do të elminojë edhe erën e keqe që kanë sekrecionet vaginale. Ky preparat nuk ndikon në gjidhënie dhe mund ta përdorësh pa frikë. Cikatridina shërben që të bëhet një pastrim sa më i shpejtë i plagës së epiziotomisë. Matervit janë multivitamina të cilat rekomandohet ti përdorësh deri 40 ditë pas lindjes.

Gjithë të mirat.

Qendresa karaqica (7 vite më parë)
Dua ta pys gjinokologen un kam obertu me aspirator deshta me ju pyt qe keto pikat methylergometrin me ka then gjinokologen jem qe jan per ta ndaluar gjakderdhjen un si kam perdor vetem mu kan shtu me shum kshtu qe deshta me ju pyt a mi perdor a mi ndalu qoftse ban nje keshill?
Ami <3 (13 vite më parë)
Shume faleminderit!

/komuniteti