Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gazrat nje jave para ciklit

Pershendetje doktoresh e kam nje pytje, a eshte kjo qe po me ndodh mua qe ne jave para se mem ardh cikli edhe barku disi me ben zhurme edhe kam gazra, mos ndikon kjo tek mos mbetja shtatzane? Doktoresh te lutem me ndihmo qfar te bej? Pesha ime esht 64kg e gjatesia esht 1.60cm mos ndodh qe kam peshën e tepruar apo qka? Doktoresh ju pershendes qe kaloni dit te palodhshme..

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meli

Mundet që ankesa të lidhet me sindromën premenstruale. Kjo sindromë shoqërohet edhe me shënja të tjera si pagjumësi, ankth, lodhje etj. Ka mjaft preparate që rekomandohen në këto raste. Më i rekomanduari është precyclan. Janë 20 tableta që meren 2 herë nga 1 në ditë, dhjetë ditë para datës së parashikuar të menstruacioneve. Gjtihashtu do të ishte e rekomanduar edhe një konsultë me mjekun gastroenterolog, për të përjashtuar mundësinë e një gastriti.

Gjithë të mirat.

(13 vite më parë)
Valla un as bilen nuk guxoj mi than burrit me qu te gastrenolog. Shendosh ishalla allahu na ndihmon e na plotëson deshirat e na ben allahu me fmij amin të gjithave amin amin
Alea Morina (13 vite më parë)
meli i njejti problem ndodh te une kam gazra me fryet barku ndonjeher me duket si po ec diqka ne bark krejt nga gazrat,...me te than te drejten dhe une tentoj per te mbetur shtatezen dhe kam vizita gjinekologjike dhe as mendja spo me merr mu marr me nje gastrenolog

/komuniteti