Dhimbje te forta rreze kofshes
Eri Jonuzi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Eri
Dhimbja që shkruan, është e përhapur tek gratë në fund të shtatzënisë. Disa këshilla:
- Gjatë pozicionit shtrirë, duhet gjetur një pozicion sa më i përshtatshëm për të mos sforcuar vertebrat e shtyllës kurrizore. Mund të përdoret jastëk për të gjetur pozicionin e përshtatshëm. Edhe një jastën me elektrik ose borsë me ujë të ngrohtë, ndihmon qarkullimin e gjakut duke lehtësuar dhimbjen që ndjen.
- Gjatë kalimit nga pozicioni shtrirë apo ulur në pozicionin në këmbë, duhet bërë sa më ngadalë dhe jo me vrull.
Nëse mendohet se dhimbja nuk është për shkak të shtatzënisë, konsulta me mjekun ortoped ose neurology është i nevojshëm për të përjashtuar ndonjë problem serioz.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje! doktoreshe Mimoza ju falenderoj per pergjigjet qe ktheni..june jam ne javen e 38 plus 4dite te shtatzanis dhe jam pak e shqetsuar kam dy dite qe kam dhimbje te forta rreze kofsheve sidomos gjate darkes aq sa nuk mund te leviz,,dua te di nese kjo ka ndonje rrezik per shtatzanine,,flm.