Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Beba me koke poshte

Doktoresha Moza shpresoj te jesh shendosh e mir, jam shtatzene javen e 16 dhe sot isha ne kontrolle, mjekja ime me tha qe beba eshte zhvilluar mir mirpo me shqetsoi fakti sepse beba e kishte koken posht me tha ke qendruar ne kembe shume per kete arsye. une po kam therrje ne bark nganjeher nuk isha hapur mirpo vetem se e kishte koken posht gati ne kanal, cfar me rekomandoni te beje, po e pres mendimin tuaj. ju pershendes.

Lea Ida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lea

Në javën e 16-të bebi është shumë i vogël (rreth 80 gram), sa edhe lëvizjet mund të mos ndihen nga nëna. Hapsira ku bebi qëndron, është e bollshme dhe ai ka mundësi të lëvizë nga të gjitha drejtimet duke mos përbërë asnjë lloj problemi. Në këtë kuptim, nuk ke arsye që të shqetësohesh.

Dhimbjet në fund të barkut, nuk vijnë për arsyen se bebi qëndron me kokë poshtë. Ato vijnë sepse shtatzënia tashmë po rritet dhe do të rritet me shpejtësi, duke influencuar në muskujt dhe ligamentet që mbajnë mitrën. Nëse dhimbjet nuk shoqërohen me hemorragji, nuk ka arsye për ty shqetësuar.

Megjithatë e rëndësishme është diferencimi i dhimbjeve nga problem të tjera shëndetsore si apendisiti, gurët në veshka apo shkolitja e parakohshme e placentës. Edhe nëse dhimbjet në fund të barkut janë të shoqëruara me marrje mëndje, të vjella, diarre, temperaturë duhet të kontaktosh sa më shpejt me mjekun që ndjek ecurinë e shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti