javë pas jave
Përshëndetje Sara
Është normale që në çdo praktikë mjeksore, ku ka të bëjë me ndërhyrje në organizmin e njeriut, ka disa kundërindikime duke u bërë një nga detyrat kryesore e kujdesit mjeksor. Nuk duhet harruar dhe sa për kujtesë, se edhe prerja më e vogël e gishtit aty në guzhinë, duke prerë edhe një fetë bukë, ka dhe mund të ketë kundërindikacione të cilat në ndonjë rast përfundojnë rëndë.
Për të të shuajtur kuriozitetin, një studim anglez i botuar në “Revistën Britanike të Anestezisë” tregon se komplikacionet pas anestezisë epidurale kanë përfunduar me dëmtime të përherëshme neurologjike 0.002-0.0042% të rasteve dhe me vdekje apo paraplegjikë 0.0007-0.0018% të rasteve. Incidenca më e ulët e komplikacioneve ka ndodhur në sallat e obstetrikës dhe shumica e tyre janë zgjidhur brënda 6-të muaj.
Në Shqipëri nuk di të jenë realizuar studime të tilla. Nëse mendon që të kryhesh ti apo dikush tjetër, lindje me anestezi epiduriale, këshilla me mjekun reanimator është e domosdoshme.
Gjithë të mirat.


Pershendetje dr.Mimoz faleminderit per kohen qe na kushtoni dhe per pergjigjjet te cilat na i ofroni. Kam nje pytje per ju. Jetoj ne france dhe mjeket me kan propuzu Epidurali , por une aq shum e kam frik, dhe kam degjuar edhe prej shum nenave per pasojat qe ka , por ne raste te rralla. Une kam deshir te bej lindje normale, por nuk e di a eshte mir te kundershtoj marrjen e Epiduralit , eshte lindja ime e pare dhe kam shume frike . Qka me propozoni ju sepse shum po kam frike. Me sqaroni pak ma gjersisht rreth Epidurali , cilat jan arsyet pozitive e cilat ato negative. Ju faleminderit shum per ndihmen qe do me ofrni.