Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja në javën e 10 të shtatzënisë

Pershendetje. Jam 29 vjeç dhe shtatzene ne javen e 10. Sot pasdite pata nje gjakderdhje te kuqe. Vajta te mjeku dhe pashe femijen. Ai ishte ne rregull. I formuar plotesisht dhe mjeku tha se nuk dihet origjina e gjakderdhjes! Por para disa ditesh pata ndjesine sikur nuk dilja dot jashte. Sot nuk kam me sekrecione. Jam e shqetesuar sepse para nje viti pata nje abort spontan! Viziten tjeter e kam pas 3 ditesh. A mund te me jepni nje mendim nga se me ka ardhur? Mjeku me ka dhene disa ilaçe hormonesh dhe po i pi. Faleminderit.

Elda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elda

Do ishte mirë, të ishte saktësuar se nga ka ardhur hemorragjia. Është hemorragji vaginale apo rektale, meqë thua se ke patur vështërsi më jashtëqitjen.

Nëqoftëse hemorragjia ka qënë vaginale, duhet të vazhdosh mjekimin që ka dhënë mjeku. Nëse hemorragjia ka qënë rektale, duhet të ndihmosh jashtëqitjen me rregullim të rregjimit ushqimor me fibra dhe zarzavate ose me suposta neutrale të glicerinës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti