Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur degjohen rrahjet e zemres se bebit?

Pershendetje, une jam shtatzene. Doktori thote 6 javeshe e me shume, duke marre parasysh ciklin e fundit qe me erdhi ne 23 maj. Por une ovulacionin e kam pasur 3-8 qershor dhe mendoj se ne kete kohe kam ngelur. Tashme me ka bere merak per rahjet e zemres qe spo degjohen ende edhe sot. Nderkohe qe une i bera analizat e gjakut dhe zhvillimi del shume mire ne fetus. A mund te me jepni ju nje pergjigje?

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rozeta

Nëse dita e parë e gjakrrjedhjes së fundit të ciklit menstrual është data 23 maj 2013, shtatzënia sapo ka kaluar javën e 8-të të saj. Ovulacioni ka ndodhur afërsisht në datat që shkruan. Rrahjet e zemrës fetale në mosha të vogla të shattzënisë, shikohen me ekzaminim ekografik me sondë vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti