Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellat gjatë shtatzënisë

Miredita doktoreshe, jam 22 vjeçare dhe jam shtatzene ne javen e shtate, por kam vjellje te shpeshta gjate dites, lodhje dhe gjume me shume se me perpara... e di qe keto shenja jane krejt normale edhe bile kur je ne shtatzenine e pare. Por desha nje keshille prej jush, cfare mund te konsumoj diçka me specifike pasi qe cdo gje qe ha e nxjerr edhe uje kur te pi e nxjerr, ererat e renda me pengojne shume. Ju flm shuuume.

Besa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Për të larguar ndjenjën e të vjellit apo dhe të vjellat, nuk ka rekomandime specifike. Këshilla e përgjithshme është përshtatja e dietës, ushqyerje e shpeshtë dhe në sasi të pakta, përdorimi i bukës së thekur, kufizimi i ushqimeve me shumë yndyrë, pikante dhe me erëza të ndryshme.

Në rastet e tilla duhet që shtatzëna, që të konsumojë ushqime të cilat nuk i shkaktojnë të vjella ose e minimizojnë situatën që t’i përshkruan.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti