Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hcg ne javen e 34

Pershendetje e nderuar doktorresh desha te pyes a ka nevoje te behet hcg e bebes ne kete jav te shtatzanis edhe ne cilen jav duhet te behen strishot para se me lind per me pa se a mund te ket infekcjon. Sa her brenda shtatzanis behet hcg?

Eliza Muharremi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eliza

Në këtë javë të shtatzënisë, nuk ka kuptim të bëhet beta HCG. Beta HCG bëhet vetëm një herë për të vlerësuar që shtatzënia ka filluar. Për gratë që janë në ankth dhe duan të dinë sa më shpejt shtatzëninë, beta HCG mund të bëhet kryesisht në javën e 4 ose të 5-të.

Analiza të sekrecioneve vaginale për të vlerësuar praninë e infeksioneve, mund të bëhen deri në javën e 37-të, gjithnjë nëse dyshon se ka të tillë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti