Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrëzimi gjatë javës së 30 të shtatzënisë

Prsh dok. Desha te pyes, isha duke i nderruar perdet e dritareve dhe u rrezova. Lendova barkun, koxha me dhimti, a mund ti kete ndodhur bebit tim dicka nga ajo rrezuarje apo jo, sepse jam e shqetesuar shume per bebin, por ketu ne Londer nuk kam termin, edhe dy jave nuk me marrin ne dore para terminit, keshtu qe desha t`ju pyes juve ju lutem me ktheni pergjigje a kam arsye te shqetesohem per bebin apo jo? Une jam ne javen e 30 te shtatzenise ndoshta eshte gjithcka ne rregull pasi qe i degjova levizjet e bebit menjehere pas kesaj qe ndodhi dmth pas rrezimit a do te thote se eshte mire bebi? Te lutem me ktheni pergjigje, cao e shqetesuara Hani.

Hani (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hani

Shpresoj dhe uroj, që gjithshka të shkojë sa më mirë në shtatzëni pas aksidentit. Të rekomandoj, që të bësh një vizitë tek mjeku gjinekolog për të përcaktuar ecurinë e shtatzënisë. (Nuk e kuptoj shprehjen ”se nuk të marrin në dorë para termit”). Me ekografi, situata bëhet edhe më e qartë, pavarësisht se bebin e ke ndjerë të lëvizë normalisht.

Edhe një herë uroj, që shtatzënia të shkojë sa më normalisht deri në fund të termit dhe nga rrëzimi yt, bebi të mos jetë dëmtuar.

Meri H. (12 vite më parë)
Oooooo ma knaqen zemren moj po tmire,,,
Vali (15 vite më parë)
Vali, shko ne qendren emergjente ku ka cdohere nje gjinekolog ne kujdestari. Mos prit takimin e caktuar pas dy javeve. Cdo te mire ty dhe bebit. Vali

/komuniteti