Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth sekrecioneve te bardha

Pershendetje doktoresh. Doja te dija a ka ndonje dit te caktuar per te bere analizen e sekrecioneve te bardha?A behet kjo analize ne laborator privat apo vetem ne spital dhe desha te dij se si veprohet gjat marrjes se materialit per analize. Ju falenderoj nga zemra dhe ju uroj gjith te mirat.

Ola Rexhepi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ola

Marrja e kampionit të sekrecioneve vaginale mund të bëhet në çdo ditë, duke përjashtuar ditët e gjakrrjedhjes menstruale. Analiza bëhet në klinikat shtetrore dhe private me saktësi dhe siguri. Marrja e kampionit të sekrecioneve vaginale është e thjeshtë dhe pa dhimbje. Gjithashtu nuk ka asnjë pasojë negative për shëndetin, përkundrazi analiza është hapi i parë për të diagnostikuar infeksionet e mundshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti