Therrje ne fund te barkut
Melisa Shaqiri
(13 vite më parë)
Përshëndetje Melisa
Fillimi i shtatzënisë mund të shoqërohet edhe me disa dhimbje të lehta dhe të durueshme në fund të barkut. Trajtimi është bashkëkohor. Nëse dhimbjet bëhen më të forta, atëherë duhet shtuar si terapi spazmolitikë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktor! Shpresoj te jeni mire. Une sapo kam mbetur shtatzane jam ne javen e katert, isha te mjeku dhe me tha je ne fillim te shtatzanise, une deshta te ju pyes kom dhimbje kohepaskoheshme here ne anen e majte ne fund te barkut here ne anen e djathte ne fund te barkut. A paraqet ndonje problem? Doktori me tha gje normale eshte po prap deshta te kem edhe mendimin e juaj. Ju faleminderit shume.