Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimi i ehos - permasat e bebes ne javen e 28+4

Pershendetje dr. Mimoza, Une kam nje pyetje per ju---dje kam patur kontrollen e rregullt te mjeku dhe beme examinim eho -- mjeku me tha se bebi jem eshte e gjate dhe se po rritet 2 jave me shpejt se ga (tani java 28w4d - ndersa ga ne ehon e fundit po del 30w5d) --- te lutem a mund ti shikosh keto permasa dhe tme keshillosh nese jan ne rregull: bpd 7.88 cm, hc 27.32 cm, ac 25.36 cm, fl 6.15 cm. Analizat e gjakut te gjitha i kam mire, poashtu glukoza eshte ne 5.0. Mjeku me sygjeroi analizen hba1e. Megjithese mjeku me tha qe rritja eshte ne kufijt e normales, une perseri jam paksa e shqetesuar....Pres pergjigjjen tuaj...Faleminderit.

Mmerita Salihu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita

Të dhënat që shkruan, korespondojnë me një bebe të moshën mbi 30 javë. Analiza që mjeku ka kërkuar ka të bëjë me vlerësimin e diabetit. Meqë ai ka dalë në normë, mundet që diferenca në peshën fetale të vijë nga gabimi në numërimin e ditëve të konceptimit të shtatzënisë. Numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual. Mbi këto të dhënë, mundohu të kujtosh dhe të gjesh korrigjimin e mundshëm.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti