Dhimbja e shpines gjate shtatzenise
Erjola Cela
(13 vite më parë)
Pershendetje Erjola,
Te rekomandoj qe pas konsultimit me mjekun tend te besh analizat e nevojshme per te zbuluar infeksionin e rrugeve urinare. Eshte e mundur qe mitra e rritur te veshtiresoje rrjedhjen e urines neper ureter (kanalin urinar). Si rrjedhoje urina grumbullohet ne veshke dhe kjo manifestohet me dhimbje. Per kete arsye eshte shume e rendesishme qe kete problem te mos e injorosh, sepse mund te vije duke u perkeqesuar.
Gjithe te mirat.
Pershendetje. Jam ne javen e 26 te shtatzanise dhe kjo eshte shtatzania ime e pare. Ka 2 jave qe me kane filluar dhimbje shume te forta shpine, mbi veshken e djathte, eshte dhimbje aq e forte saqe me duhet te qendroj shtrire ne kurriz shumicen e kohes qe te me qetesohet dhimbja. Nje dok. me tha qe mund te jete si pasoje e infesksionit urinar dhe ne fakt gjate shtatzanise kam marre 2 here mjekim kokrra orale dhe vaginale per infeksionin urinar. A eshte vertet rezultat i infeksionit urinar kjo dhimbje apo mund te jete dicka tjeter pasi me duket sikur jam me regjim shtrati kur nuk kam asnje shqetesim tjt.