Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund te konceptojme bebin?

Pershendetje doktoreshe un kam cikel te rregullt cdo te 28 dite tash mendojme te nisim bebin desha te di se kur eshte koha me e volitshme, un diten e pare te cikli e pata me 16 korrik dhr neser perfundon. a duhet te kemi mardhenie cdo dite apo si. cek se eshte bebi i pare. po ashtu kam filluar qe nje muaj te pi acid folic 0.4mg ju faleminderit mbeteshi mire

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Tiana

Për të konceptuar duhet të dini ditët tuaja fertile. Sipas të dhënave të përshkruara ditët tuaja fertile janë datat 27 Korrik - 2 Gusht 2013. Për të konceptuar rekomandohet që raportet seksuale të mos jenë të përditëshme, por çdo dy tre ditë, pasi prishet cilësia e spermatozoidëve.

Acidi folik mund të merret edhe 6-të muaj përpara fillimit të shtatzënisë. Acidi folik është një vitaminë e cila parandalon anomalitë e bashkëlindura të tubit neural (trurit dhe palcës kurrizore) tek fryti. Merret doza prej 400 mikrogram një herë në ditë, dhe vazhdon gjer në javën e 12 të shtatzënisë.

Të uroj shumë fat.

/komuniteti