Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hapja në muaj të tetë

Pershendetje! Me ka kap si stres sepse sot qe isha tek doktori dt 24.08.2011 me tha qe ke filluar krejt pak te hapesh. Une jam ne jave te 33 me date 15.09.2011 mbaroj muajin e tete, dt e gjakderdhjes se pare e kam pas me 07.01.2011 dhe mosha ime eshte 34 vjece dhe eshte lindja e pare per mua.... Doktori me tha qe te rri sa ma shume shtrire dhe e relaksuar, me dha dhe nji ilac magnezum qe ta pi perdite nga 4 here para buke...dhe tha qe edhe per tri jave nuk rrezikon me lind... jam shume e stresume se kam frike mos lindi pa mbaruar muaji i tete. Cfare me keshilloni ju qe te bej, nuk duhet qe te leviz aspak te rri vec shtrir? Faktikisht nje nate kam pas nje dhimbje ose mpirje nga beli e poshte, por vec ne pjesen e prapme deri ne fund te kembeve. A mos ka qene kjo nje shenje e hapjes? Te lutem doktoreshe, sdi si do i kaloj keto tri jave po me duken si shekuj qe te futem ne muaj te nente pastaj them se kalon rreziku?!

Lola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Sipas të dhënave, sot shtatzënia ndodhet në javën e 32-të plus 5-së ditë. Duhet me durim që lindja të shtuhet dri pas javës së 37-të. Mjekimin dhe rregjimin që ka dhënë mjeku duhet ta zbatosh. Mendoj që të shtosh edhe preparatin adalat ose nifedipin, i cili rekomandohet për paksimin e kontraksioneve uterine.

Mpirja që tregon, nuk ka lidhje me rrezikun e lindjes parakohe, por mundet me qëndrimin shtrirë. Për të mos e patur këtë ndjesi, rekomandohet qëndrimi shtrirë anash majtas.

Me durim dhe besim do e kalosh javën e 37-të e më tepër, të shtatzënisë.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti