Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte normale qe sperma te dale jashte ne rast se kerkon te mbetesh shtatzene?

Pasi te mbaroj marredhenjet me patnerin sapo te cohem ne kembe del edhe sperma a mund te me ndihmoni me kete ju lutem?

Bora Bora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bora,

Spermatozoidet jetojnë në rrugët gjenitale deri në 72 orë, nga momenti i ejakulimit. Nëse temperatura e brëndshme është deri në 37.5º C, spermatozoidët jetojnë normalisht. Në shkatërimin e spermatozoidëve ndikon kryesisht ambjenti vaginal (pehashi pH) dhe konsistenca e mukusit cervikal.

Nëse sperma del jashtë nga vagina pas marrëdhënies seksuale, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti