Vonesa e ciklit dhe testi negativ
Alesja B
(13 vite më parë)
Përshëndetje
Përsërite edhe një herë testin shtëpiak për shtatzëni, ose bëj një beta HCG. Nëse shtatzënia mungon, duhet të kontaktosh një mjek obstetër-gjinekolog, për të vlerësuar gjendjen e shëndetit riprodhues tëndin dhe të bashkëshortit. Ai me vizitë gjinekologjike, analiza dhe ekzaminime do të gjejë shkakun e mos mbetjes shtatzënë dhe do t’ju japë trajtimin e domosdoshëm nëse është e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, jam 20 vjece dhe e martuar prej nje viti, qe 9 muaj kam tentuar te mbetem shtatzene por pa rezultat, nje mikesh e imja me tregoi se nese pas aktit do te ngrija pjesen e legenit lart qe s.... te arrije ne qafen e mitres ath do te kisha rezultat pasi , ajo vete e kishte provuar, ciklin e kam gjithmone te rregullt, 32 d, dhe skam pasur ndonjeher probleme, pasi qe e provova si me thane, kte muaj kam nje vonese prej 7 ditesh, asnjeher nuk kam pasur vonese cikli, sot bera testin dhe me rezultoi negativ, si ka mundesi , me falni qe u zgjata por jam shume e merzitur.....faleminderit